Në prag të fushatës zgjedhore, gazetari i njohur Basir Çollaku deklaron se partitë politike të shumicës kanë nisur vjedhjen e votave, akoma pa nisur zyrtarisht fushata.
“Ka me dhjetra e qindra raste qe po marrin pagesa nga partite e shumices. Nga 100, 200, 300 mije leke te vjetra ne muaj.
Disa i marrin nepermjet bankave si ndihme ekonomike ne Tirane dhe ne rrethe. Te tjere cash ne dore. Kjo ushtri financiare ka ndare mendjen ti mbaje me “rroge” elektorale votuesit qiraxhinj.”, shkruan gazetari.
Këto para Çollaku i cilëson si një rezultat të drogës dhe të krimit të organizuar. Ai thekson se bëhet fjalë për parti qeverisëse dhe bëhet fjalë për 100, 200, 300 mijë lekë të vjetra në muaj për një votë.
REAGIMI I ÇOLLAKUT
“Rroga elektorale e mazhorances ka nisur..
A ka nisur blerja e votes?!? Po. Ka me dhjetra e qindra raste qe po marrin pagesa nga partite e shumices. Nga 100, 200, 300 mije leke te vjetra ne muaj.
Disa i marrin nepermjet bankave si ndihme ekonomike ne Tirane dhe ne rrethe. Te tjere cash ne dore. Kjo ushtri financiare ka ndare mendjen ti mbaje me “rroge” elektorale votuesit qiraxhinj.
Keshtu droga po jep rezultat. Parate e krimit kane nisur blerjen e zgjedhjeve. Dhe këtu janë disa parti qeverisëse. Se kane per gje 100 mije vota 100 milione euro. Kur kane grabitur miliarda euro i harxhojne kollaj miliona euro per te mbajtur vjedhjen e pushtetit.. PD e ka denoncuar pafundesisht por duhet provuar edhe me raste sa me teper..”