Një akt i rëndë dhune është shënuar në Pogradec, ku shtetasi me iniciale D. C. 49 vjeç, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së tij, D. Ç. 50 vjeçe.
Pasi e ka dhunuar atë, mësohet se 49-vjeçari ka konsumuar pesticide pemësh. Si pasojë e gjendjes së rëndë shëndetësore, ai është transportuar drejt Tiranës.
Detaje të Policisë së Korçës:
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec, referuan materialet në Prokurori për shtetasin :
D.C, 49 vjeç, banues në fshatin Gurras-Pogradec.
Procedimi ndaj tij filloi pasi, më datë 30.03.2017, në banesën e ish-bashkëshortes së tij shtetases Dh.Ç, 50 vjeçe, në lagjen nr 4 Pogradec, ky shtetas për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj kësaj të fundit.
Shtetasi i mësipërm, pasi ka kryer këtë veprim, ka konsumuar pesticid pemësh. Për pasojë ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është transportuar për mjekim të specializuar në Tiranë.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale : “Dhuna në familje”parashikuar nga neni 130/a/1 të Kodit Penal.
(XH.A/SHUPLAKA)