Aktori i njohur i humorit Julian Deda ka shkruar sot në rrjetet sociale për situatën aktuale politike por duke u përqëndruar tek Blushi.
Ai e quan këtë diskurs politik të Blushit një skemë e vjetër duke shtuar se ai mendon që LIBRA do t’i bashkohet PS-së pas zgjedhjeve.
“Si do vendosë (jo Blushi ) Libra, të futet në koalicion me PS apo jo (unë mendoj se PO)? Të shohim. Skema është e qartë. Nëse kemi të pakënaqur në familje, shpikim sherr me gruan, që fëmijët të paktën të mos dalin nga dera e shtepisë”, shkruan Deda.
POSTIMI:
Skemë e vjetër.
Blushi po e bën shkëlqyer punën e tij, brenda dhe jashtë parlamentit. Po përpiqet të mos lerë asnjë votë socialisti të pakënaqur nga rilindja të shkojë tek LSI-ja, aq më pak tek PD-ja. Të shikojmë ç’do bëjë pas zgjedhjeve. Si do vendosë (jo Blushi ) Libra, të futet në koalicion me PS apo jo (unë mendoj se PO)? Të shohim. Skema është e qartë. Nëse kemi të pakënaqur në familje, shpikim sherr me gruan, që fëmijët të paktën të mos dalin nga dera e shtepisë. (M.D/ Shuplaka)