20:07 | 29/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“President nga diaspora? Kushtetuta nuk është vile rrushi”

19:48 | 30/03/2017
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
0
“President nga diaspora? Kushtetuta nuk është vile rrushi”

Deklarata e Kryeministrit Rama se Presidenti i ri i Republikës, mund të jetë një emër nga diaspora, ka sjellë  reagimin e analistit Lutfi Dervishi.

Dervishi, përmes një statusi në rrjetet sociale, ka kundërshtuar Kryeministrin Rama duke i kujtuar, se sipas Kushtetutës, kandidati për president duhet të ketë jetuar të paktën për 10 vite në Shqipëri.

“President mund të zgjidhet vetëm shtetasi shqiptar që nga lindja, me qëndrim jo më pak se 10 vjetët e fundit në Shqipëri dhe që ka mbushur moshën 40 vjeç. Pra, duhet të ketë lindur në Shqipëri. Të ketë patur durimin të jetojë së paku 10 vitet e fundit këtu dhe të ketë mbështetjen e më së paku 20 deputetëve”, shkruan Dervishi.

Statusi i Dervishit:

President nga diaspora….?

– Këtë nuk e kam menduar, por faleminderit që më dhatë një ide. Nuk e përjashtoj asnjë mundësi. Kandidati mund të jetë edhe nga diaspora”. Kjo është përgjigja e kryeministrit Rama në intervistën dhënë për gazetarin Enver Robelli. Nuk është vetëm kryeministri që nuk e ka menduar ndonjëherë një kandidat për President nga diaspora.  Edhe hartuesit dhe miratuesit e kushtetutës janë kujdesur që t’i pritet rruga një kandidati nga diaspora. Neni 86, pika dy pothua e përjashton mundësinë e një kandidati nga diaspora. “President mund të zgjidhet vetëm shtetasi shqiptar që nga lindja, me qëndrim jo më pak se 10 vjetët e fundit në Shqipëri dhe që ka mbushur moshën 40 vjeç” Pra, duhet të ketë lindur në Shqipëri. Të ketë patur durimin të jetojë së paku 10 vitet e fundit këtu dhe të ketë mbështetjen e më së paku 20 deputetëve. Kandidat nga Diaspora?  Po si mor jahu- do të thoshte një tirons me rronj e me degë!  Diasporën e duam për paratë që të investojë, e duam për lobim, e duam për dekor, e duam për.. gjithçka, por kur vjen puna te pushteti, nuk kemi nevojë jo më për kandidatë, por as për mend. Kushtetuta është ligji themeltar i shtetit që na dëfton si duhet të qeverisimi. Kushtetuta nuk është libër për t’u argëtuar dhe as vile rrushi që ti mund të zgjedhësh kokrrat që të pëlqejnë, është libri i shenjtë që duhet ruajtuar dhe respektuar dhe jo tabela e parë e qitjes për pikë elektorale. (M.D/ Shuplaka)

Etiketa: edi ramalutfi dervishizgjedhja e presidentit
Pas

Në pranga 2 persona për kontrabandë duhani, procedohet gruaja që hodhi 300 paketa në oborrin e fqinjes

Para

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së: Tirana nuk ka nevojë për show dhe politikanë arrogantë

Para
Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së: Tirana nuk ka nevojë për show dhe politikanë arrogantë

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së: Tirana nuk ka nevojë për show dhe politikanë arrogantë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident me tre automjete në Fier/Tre të lënduar, një në spital

Maqedonia e Veriut/ Qeveria shpërndan 30 mln denarë për familjet e viktimave dhe trajtimin e të plagosurve nga zjarri në diskotekën e Koçanit

Franca ndalon pirjen e duhanit edhe në vendet e hapura publike

Rrethi Çiklistik/ Një britanik fiton etapën e katërt, një holandez kryeson renditjen e përgjithshme

Mbretëria e Bashkuar shpreh shqetësim për mbylljen e institucioneve në veri të Kosovës

Presidenti kolumbian akuza shqiptarit! Gustavo Petro denoncon klanin e drejtuar nga Dritan Gjika: Tentuan të më vrisnin, por nuk ia dolën

Kryeministri hungarez lavdëron Trump në konferencën ndërkombëtare të ekstremit të djathtë, Orban: I ka kthyer botës shpresën pë një jetë normale

Netanyahu pranon propozimin e SHBA për armëpushim në Gaza, Hamasi e shqyrton

Botuesit shqiptarë ngrenë alarmin për vjedhjen e librave: Po përdoren fondet publike

Skandal në Argjentinë! Anulohet gjyqi për vdekjen e Diego Maradonës, gjyqtarja jep dorëheqjen nga çështja pasi shfaqet në një serial

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.