Koordinatorja në Partinë Demokratike dhe ish-kryetarja e AMA-s, Endira Bushati, komenton titullin e nderiu që presidenti francez François Hollande, i akordoi kryeministrit Edi Rama dy ditë më parë.
Sipas Bushatit, deklarata u është blerë me një tender francezëve. Ajo ngre disa pyetje, për të zbuluar nëse Rama është me nder apo jo.
Presidenti i Republikës Franceze, i akordoi dje kryeministrit Rama titullin e lartë të “Komandantit të Legjionit të Nderit”, titull që u komentua sëtepërmi nga personazhe të politikës dhe medias shqiptare.
REAGIMI I BUSHATIT
Me Nder…
Franca nderon Ramën me dekoratën “Komandant i Legjionit të Nderit”….
Po del, që kjo dekoratë është “blerë” me një tender francezëve…por kjo pak rëndësi ka…
Botës demokratike i kanë dalë “të palarat” këto kohë, ndaj dhe sot shtrohet pyetja shpesh “a funksionon edhe demokracia”….
Rama, dekoratën, ta mbajë e gëzojë…
Por, ne, shqiptarëve na duhet një qartësim, së pari “mes vedi”…
Cili është kuptimi i fjalës “nder” në frëngjisht????
Akoma më me vlerë, është cili është kuptimi i fjalës “nder” në shqip????
A mund të themi se Rama “jeton me nder”???
A mund të themi se Rama lidhet me “fjalën e nderit”???
A mund të themi se Rama “për një nder rron”???
A mund të themi se Rama “për nder, ther djalën”???
A mund të themi se Rama bën bè “për nder të familjes”????
A mund të themi se Rama na ka bërë “nder”????
Etj, etj…
Shumë, mund të thonë fjalinë që “s’ka politikanë të ndershëm”….
Dakord!
Por, hiqi Ramës politikën dhe shtro të njëjtat pyetje….
“Të jetosh me nder” është harresa jonë më e madhe…
Ndaj, dhe kemi Ramën Kryeministër…. (D.D/Shuplaka)