“Mirëmëngjes”-in e sotëm, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur t’ia kushtojë yllit më të ri shqiptar, sikurse ai e cilëson.
Bëhet fjalë për solisten më të re të TOB që u rendit e para ndër 6 fituesit e Akademisë La Scala për periudhën 2017-2019.
Ai shprehet për të se “qiellit të botës operistike iu shtua një tjetër yll”.
“MIRËMËNGJES
dhe ju uroj një ditë të mbarë me imazhin e yllit më të ri shqiptar, Enkelejda Kamani, solistja e re e TOB që u rendit e para ndër 6 fituesit e Akademisë La Scala për periudhën 2017-2019! Qiellit të botës operistike i shtohet një tjetër yll, që na provon sërish se ëndrrat me sy hapur, realizohen kur pasioni dhe vendosmëria nuk njohin pengesë.
Faleminderit Enkelejda”, shkruan Rama.
(XH.A/SHUPLAKA)