Zgjedhjet në Kavajë që pritet të zhvillohen në 7 maj mesa duket do të kenë një kandidat të vetëm. Partia Demokratike dhe opozita ashtu siç kanë paralajmëruar nuk do të marrin pjesë në këto zgjedhje, ndërkohë që as LSI nuk do të paraqesë kandidatët e saj.
Pra Partia Socialiste do të ketë vetëm një kandidat dhe për qytetarët nuk do të ketë alternativa zgjedhjeje.
Për akademikun Artan Fuga Kavaja është dhe epitafi i demokracisë në vendin tonë. Ai thotë se demokracia aty ku lindi në Kavajë edhe po shënon fundin e saj.
‘’Epitafi i demokracisë shqiptare. Kavajë 1990 – Kavajë 2017. Këtu prehet i qetë pluralizmi politik shqiptar! E pati jetën e shkurtër. Iku i helmuar sikurse erdhi naiv. O udhëtar, kur kalon këtej mendo një çast për të dhe lutu për shpirtin e tij !’’, shkruan Fuga.
(E.K/SHUPLAKA)