16:38 | 29/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Basha me drejtuesit e BE-së: Rrugëdalja nga kriza është krijimi i një qeverie teknike, një betejë europiane

10:32 | 31/03/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Basha me drejtuesit e BE-së: Rrugëdalja nga kriza është krijimi i një qeverie teknike, një betejë europiane

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në vijim të punimeve të kongresit të PPE në Maltë, u takua me drejtues të lartë të institucioneve europiane dhe udhëheqës politik të së djathtës.

Në takimin me Komisionerin e Zgjerimit, Hahn, z.Basha u ndal në zhvillimet politike në vend, ku theksoi se e vetmja rrugëdalje nga kriza, është krijimi i një qeverie teknike që do të krijonte kushtet për zgjedhje të lira e të ndershme, duke zbatuar dekriminalizimin, duke luftuar krimin, drogën, paratë e pista që janë kërcënim i hapur ndaj votës së lirë, kjo e provuar në të gjitha zgjedhjet e zhvilluara në këto 4 vite me qeverinë Rama.

Po ashtu, Basha tha se kjo qeveri teknike do të kishte mbështetjen e plotë politike për të vijuar me zbatimin e reformës në drejtësi sipas ndryshimeve kushtetuese konsensuale të 22 korrikut.

Gjatë bisedës me kreun e Parlamentit Europian Antonio Tajani, Basha nënvizoi rëndësinë që ka për të ardhmen dhe stabilitetin e vendit garantimi i  standardeve për zgjedhjet. Basha ndau shqetesimin se në kushtet aktuale të krimit, drogës dhe parave të narkotrafikut me lidhje qeveritare, nuk mund të ketë zgjedhje të lira e të ndershme.

Në takimin me nënkryetarin e grupit parlamentar CDU-CSU, Friedrih, u bisedua për gjendjen e rëndë të kriminalitetit në vend dhe daljen jashtë kontrollit të drogës e trafikut të saj, sipas dhe raporteve të fundit të Europol dhe Departamentit amerikan të Shtetit.

Në këto rrethana, kur qeveria është bërë palë me krimin, zgjedhjet janë të rrezikuara, tha Basha.

Në të gjitha takimet, Kryetari i Opozitës ka theksuar se beteja në Tiranë bëhet për standardet dhe vlerat e Europes dhe Bashkimit Europian, ne themel të së cilave janë zgjedhjet e lira e të ndershme. Shqiptarët meritojnë të njëjtin standard si qytetarët europianë, ka vënë në dukje Basha, duke gjetur përkrahjen e drejtuesve më të rëndësishëm të politikës dhe institucioneve europiane.

(J.V/Shuplaka)

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1462″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″] 

Etiketa: lulzim bashamalte
Pas

“Të jesh do të thotë të shfaqesh, mania e kryeministrit për të kuruar gjithçka”

Para

Mendojnë ta nderojnë po e turpërojnë, statujë për Ronaldon po që s’ka aspak lidhje me të (FOTO)

Para
Mendojnë ta nderojnë po e turpërojnë, statujë për Ronaldon po që s’ka aspak lidhje me të (FOTO)

Mendojnë ta nderojnë po e turpërojnë, statujë për Ronaldon po që s'ka aspak lidhje me të (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Makina digjet në mes të pyllit në Fier, zjarrfikësja shuan flakët

Vritet piloti i F-16, Rusia godet Ukrainën me sulmin më të madh të luftës

Durrës/ Një person humb jetën në det, pushuesit nxjerrin trupin e pajetë

Gara për kreun e BKH, SPAK ka njoftuar 7 kandidatët e mbetur në garë, korriku muaj i nxehtë për “FBI shqiptare”

Zelensky nënshkruan dekretin për tërheqje nga Konventa për Minat Kundër Personelit

“Fund luftës në Gaza”, Trump bën thirrje për arritje të marrëveshjes

Muzeu i Pavarësisë në Vlorë, mbi 3500 vizitorë vetëm në muajin maj

Funari, “Zvicra e vogël” mes Elbasanit dhe Tiranës që po tërheq më shumë vizitorë

Nesër nis rinumërimi për qarkun e Fierit, do të hapen 587 kuti votimi!

Vlorë/ Zaptoi hapësirën publike dhe e ktheu në parkim privat, nën hetim 44-vjeçari dhe drejtori i Policisë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.