Diva e muzikës pop, Beyonce, është prej disa muajsh në pritje të ëmbël të binjakëve. Ndërkohë që ajo është tërhequr nga jeta artistike, duket se një ofertë tunduese i është bërë këngëtares së dashur.
Mësohet se regjizori Jon Favreaui i ka ofruar fitueses së çmimeve “Grammy” mundësinë për të dubluar Nala-n, vajzën e Mbretit Mufasa në filmin vizatimor. Por Bey ende nuk ka dhënë një përgjigje nëse do ta pranojë ose jo.
Kasti i produksionit shpreson në një përgjigje pozitive meqënëse bëhet fjalë vetëm për performim zanor. “Lion King” u afirmua për herë të parë në 1994-ën dhe është një ndër filmat me fitimet më të mëdha, plot 968.5 milionë dollarë.
(XH.A/SHUPLAKA)