Çifti i balerinëve të famshëm, Albi Nako dhe Klaudia Pepa janë shumë pranë divorcit. Të paktën kështu kanë deklaruar miq pranë çiftit për “Bluetooth”.
Pavarësisht se gjatë vitit të shkuar çiftin e kemi parë duke korrur vazhdimisht suksese njëri pas tjetrit, mesa duket jeta profesionale ka kufizuar atë dashurore.
Arsyet për krisjen mes çiftit nuk bëhen të ditura, megjithatë një mik i çiftit është shprehur: “Kjo ndoshta edhe për shkak të distancës dhe ndryshimeve që ka pësuar jeta e Klaudias”.
Albi Nako vazhdon të jetë i angazhuar me spektaklet e televizionit “Klan”, ndërkohë që Klaudia po korr suksese në shtetin fqinj (Itali) dhe është përqendruar te shkolla që ka hapur atje.
Pavarësisht se Albi e ka vizituar shpesh partneren e tij në Itali, mesa duket tani situata mes çiftit është bërë e padurueshme, për shkak të distancës. (D.D/Shuplaka)