Një i ri, i paraburgosur në burgun e Shën Kollit në Lezhë ka ndërruar jetë mesditen e sotme. Mësohet se 18-vjeçari Albi Luka u vetëhelmua nga gazi dhe pavarësisht se ambulanca e dërgoi me ugjencë në spital, ai mbërriti atje pa shenja jete.
Fillimisht u dyshua për atak kardiak por pas autopsisë së mjekut, rezultoi se bëhej fjalë për helmim. Ende nuk dihet se për çfarë ishte arrestuar i riu, me origjinë nga Burreli por që prej vitesh jetonte në Fushë Krujë.
Ndërkohë policia ka nisur hetimet për të zbuluar arsyet që e çuan të riun drejt k♪7tij akti fatal. (D.D/Shuplaka)