Presidenti i Republikës Bujar Nishani sqaron edhe njëherë vendimin e tij për dekretimin e Fatmir Xhafajt si ministër i Punëve të Brendshme.
I ftuar në emisionin “Kjo Javë”, të gazetares Nisida Tufa”, Nishani tha se në asnjë moment nuk ka patur presion nga aktorët politikë për dekretimin e Xhafajt, por ka vepruar ashtu siç ka patur të drejtën edhe detyrën që i jep statusi i presidentit. Sipas Nishanit, paktin e parë dhe më të vështirë për çdo njeri e ka bërë me veten.
“Nuk dua të ushqej dhe të bie pre e thashethemnajës politike që ofrohet. Unë kam njdekur strik detyrën. Kam kërkuar dhe kam pritur informacionin, disa ishin ministra që emëroheshin për herë të parë në detyrë dhe ishte e nevojshme që institucionet të informoheshin për sigurinë kombëtare.
Informacionet kanë ardhur ditën kur unë kam dalë, afatet mbaronin ditën e hënë, unë i kam marrë informacionet ditën e djelë. Koha e konsumuar ka qenë në lidhje me informacionet.
Unë e kam bërë qëndrimin tim publik. Duke tentuar ta ndaj në dy pjesë qëndrimin e presidentit, dua ta sqaroj sepse publiku mund të jetë i paqartë për shkak të thashethemnajës. Është tentuar në dekret të kryhet detyra, dhe të jepet qëndrimi i presidentit në deklarata. Të dyja janë qëndrime të presidentit, por që kushtetuta nuk ia jep presidentit të refuzojë dekretimin e ministrit.
E drejta e emërimit të një ministri është e kryeministrit dhe miratimin e bën Parlamenti, i cili edhe mund ta refuzonte. Deklarata ështët ushtrim i së drejtës, kushtetuta ia njeh të drejtën presidentit që t’i shprehë opinionin e tij apo të paralajmërojë me shkrim ose jo parlamentit. Dekreti ishte një detyrim, deklarata ishte një e drejtë.
Është shumë e vështirë që sot të konfirmosh se çfarë ka brenda qenies njeriu, por po ju them në mënyrë të sinqertë se unë kam qenë shumë i qetë gjatë gjithë kohës, si për detyrimet edhe për të drejtat që kisha, nuk ia kam përcjellë vetes as dyshimet as presionet, por patjetër i kam ndekur me shumë vëmendje zhvillimet politiket.
Pakti i parë ka qenë pakti me veten, ndoshta më i vështiri për një njeri, nuk ka patur asnjë presion dhe asnjë komunikim me asnjë aktor, dhe ka qenë qëndrimi që unë kam menduar dhe kam zbatuar.”, tha Nishani. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post