Flamurtari sot u ka dhuruar tifozëve të vet një mbrëmje të paharrueshme, pasi ka mundur Korabin me rezultatin e pabesueshëm 6:0.
Të zotët e shtëpisë dominuan nga sekonda e parë deri në të fundit. Ishin Donjet Shkodra ai i cili përmes një goditjeje dënimi si edhe kapiteni Bruno Telushi përmes një penalltie, ata të cilët shënuan që në pjesën e parë.
Është padyshim ndeshja me rezultatin më të thellë të këtij sezoni, me Flamurtarin që ka shkatërruar tërësisht dibranët gati inekzistent në këtë përballje.
Kjo fitore e ngjit Flamurtarin në pozitën e tetë, me pikë të barabarta (25) por me diferencë më të mirë golash se Laçi. Ndërsa Korabi mbetet në kuotën 12 dhe e ka të sigurt rënien në Kategorinë e Parë. (D.D/Shuplaka)