Ditën e sotme Haki Çako në një deklaratë për mediet njoftoi dhe shkarkimin dhe pezullimin e 7 drejtuesve dhe punonjësve në policinë e Lezhës.
Akuza që rëndonte mbi ta ishte abuzim me detyrën dhe lejimi i trafikimit të lëndëve narkotike.
Menjëherë pas kësaj ka reaguar edhe ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani. Duhet thënë se Manjani ka qenë një nga të parët që akuzuar se segmente të policisë së shtetit kishin lidhje me trafikantët e drogës.
‘’Konfirmohet zyrtarisht nga vetë Policia, se paska në radhët e saj kultivues e trafikantë hashashi! Ky është dhe fundi i Policisë që deshën!’’, shkruan Manjani pak minuta më parë.
Nga ana tjetër duhet thënë se mne shkarkimin e Tahirit në krye të aksionit kundër drogës është angazhuar përveç Xhafajt dhe zëvendëskryeministri Peleshi.
Personat e shkarkuar dhe pezulluar ne Lezhe:
Gjon Deda, polic në Kurbin u përjashtua nga Policia.
Edvin Toptani, u përjashtua nga policia.
Leonard Palushi, u shkarkua nag detyra.
Xhaferr Kalba, u shkarkua.
Feliks Hysa, u shkarkua nga detyra.
Maksim Bejko, u pezullua nga detyra.
(E.K/SHUPLAKA)