Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan u ka bërë thirrje kurdëve të juglindjes të votojnë pro referendumit, i cili do t’i shtojë atij kompetenca të reja si president
Teksa e ka quajtur veten e tij mbrojtës të paqes, Erdogan ka pasur në shënjestër të tij gjatë tubimit elektoral në Diyarbakir partinë pro kurde “HDP”, e cila gëzon mbështetje të gjerë në këtë pjesë të vendit, e që Erdogani e konsideron si zgjatim të Partisë së paligjshme të Punëtorëve të Kurdistanit PPK.
“Ne jemi gardianët e paqes, ne jemi gardianët e lirisë. Ne nuk harrojmë nënat që vajtuan në Diyarbakir sepse fëmijët e tyre u rrëmbyen në male. Si i trajtuan atë që sot bëjnë thirrje për paqe? I trajtuan dhunshëm dhe në mënyrë makabre, kurse ne me mëshirë”,- tha Erdogan.
Erdogan tha se Turqia ka nevojë për një presidentë të fortë, me qëllim shmangien e koalicioneve qeverisëse të brishta siç ka ndodhur në të kaluarën.
HDP kundërshton reformën kushtetuese, por fushata e tyre është shkatërruar nga një goditje e cila ka çuar në burgosjen e udhëheqësve të tij, dhjetëra deputetë dhe mijëra anëtarë të saj të saj për lidhje me PKK.
Erdogan kërkon të rrisë fuqinë e presidencës në Turqi, duke ndërtuar një sistem kushtetues të ngjashëm me atë të Mbretërisë Britanike. Erdogan ishte presidenti i parë turk që u zgjodh me votë popullore në gusht të 2014, pas një dekade në pushtet në postin e Kryeminisitrit.
Kur mori detyrën u zotua se do të jetë një president aktiv dhe mandatin do ta përdorë për të forcuar fuqinë ekzekutive të presidentit, një post deri atëherë ceremonial.
“Edhe Anglia ka një sistem gjysmë-presidencial”,- deklaroi Erdoan gjatë një interviste të drejtpërdrejtë në televizionin shtetëror turk. Atje pushteti dhe përgjegjësia është në duart e mbretëreshës, shtoi ai.
Grupet e të drejtave të njeriut kanë paralajmëruar se Turqia po përjeton një kthim pas të rrezikshëm të të drejtave dhe lirive të njeriut nën pushtetin e Erdogan, duke nënvizuar se ai kontrollon Drejtësinë, gjyqësorin dhe median.
(M.D/ Shuplaka)