Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Rama pasditen e sotme në rubrikën “Komunikimi javor”.
Rama tha se “PD nëse do mund të kryejë vetëvrasje bashkë me Dulen dhe Ndokën, sepse ka kush e kryen rolin e opozitës”.
Në një postim në rrjetin social “Twitter”, Dule shkruan se këto deklarata të Ramës e bëjnë të duket “mburravec”.
“Përroi psikik” i radhës i z.Rama, aktualizon një sugjerim të kahershëm për të: Hidhi një sy termit “braggadocio” në një fjalor prestigjoz”,- shkruan Dule. (M.D/ Shuplaka)