Sot në orën 10:00 ka nisur Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste, në “Pallati i Sportit Asllan Rusi”, Tiranë.
Kryetari i PS, kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij para mijëra socialistëve, ka zbuluar edhe sloganin e Partisë Socialiste për zgjedhjet e shumëpërfolura të 18 qershorit.
“Për Shqipërinë që Duam. Shtet, punësim, mirëqënie”, është slogani i PS i përsëritur disa herë nga Edi Rama në fjalën e tij sot.
Rama tha sot se PS është forcë fituese dhe se nga sot deri në të dielën e fundit të 18 qershorit, të gjithë socialistët do të trokasin derë më derë, zemër më zemër, për t’ju thënë shqiptarëve se sa shumë është bërë, duke u përulur për çfarë nuk është bërë dhe kokëulur për ato që mund të jenë bërë gabim.
Slogani i kaluar ishte: Rilindje, për Shqipërinë e gjeneratës tjetër.
(M.D/ Shuplaka)