07:06 | 01/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Vijon prej 3-orësh darka e Ramës me Metën te “Pazari i Ri”, akoma nuk duket “tym”

23:56 | 02/04/2017
në Politikë, Te Fundit
0
Vijon prej 3-orësh darka e Ramës me Metën te “Pazari i Ri”, akoma nuk duket “tym”

Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Kuvendit Ilir Meta këtë mbrëmje kanë zgjedhur të darkojnë në një restorant në zonën e Pazarit të Ri në Tiranë.

Kjo darkë vjen 4 vjet pas marrëveshjes së 1 Prillit.  Darka po zgjat prej 3-orësh.

Bashkë me Edi Ramën dhe Ilir Metën, në darkë janë edhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj dhe ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili. 

Ajo që pritet prej kohësh të mësohet dhe që ende nuk është vendosur, është nëse Rama dhe Meta do të “rinovojnë” kontratën për të shkuar bashkë në koalicion edhe në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 18 qershorit 2017.

Nga Asambleja e PS që u zhvillua sot, Rama u shpreh se socialistët janë gati, ndërsa i takon LSI për të vendosur.

Ditët e fundit ka pasur replika mes figurave kryesore të Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, ku kjo e fundit ka shprehur kritikat e saj veçanërisht ndaj reformës në arsim. 

Vendi është në krizë politike pasi opozita shqiptare ka deklaruar se do të bojkotojë këto zgjedhje.

Ajo kërkon qeveri teknike për të garantuar zgjedhje të lira, me argumentet sipas saj se kryeministri Rama do të përdorë instrumentet e krimit dhe drogës për t’i vjedhur zgjedhjet më 18 qershor.   Kryeministri Rama  është shprehur i vendosur për të shkuar në zgjedhje edhe pa opozitën.

(M.D/ Shuplaka)

Etiketa: edi ramakoalicioni me LSI
Pas

Vuçiç zgjidhet presidenti i ri i Serbisë

Para

“Franca e bëri Ramën ‘Komandant’ sepse pranoi strehimin në Shqipëri të udhëheqjes politike të muxhahedinëve iranianë”

Para
“Franca e bëri Ramën ‘Komandant’ sepse pranoi strehimin në Shqipëri të udhëheqjes politike të muxhahedinëve iranianë”

"Franca e bëri Ramën 'Komandant' sepse pranoi strehimin në Shqipëri të udhëheqjes politike të muxhahedinëve iranianë"

Discussion about this post

 



Të Fundit

FOTO/ U plagos në Malin e Zi, ndërron jetë i riu nga Mitrovica

Tiranë/ Punëtori i ndërtimit humb jetën pasi bie nga lartësia në një pallat në ndërtim

Avokatja e El Chapos garon në zgjedhje pas reformës historike në drejtësi

Tërbohen anglezët, emigrantët vërshojnë në La Mansh, policët francezë “bëjnë sehir”

PSG, Presidenti Al-Khelaifi ul presionin: Finalja e Champions League nuk ishte objektivi ynë

Stuhi të forta dhe përmbytje në Gjermani! Rrugë mbulohen nga uji, ndërpriten linjat e trenave

Skafi pëson defekt në mes të detit, shpëtohet personi që ndodhej në bord

Gjykata e Apelit vë me shpatulla pas murit Trump-in: Shkarkimet masive të punonjësve federalë do të mbeten të pezulluara

Lëvizje e papritur nga Hamas, jep dritën jeshile për negociata armëpushimi: Gati të lirojmë 10 pengje dhe 18 trupa në këmbim të…

‘Çohu, Serbi’, studentët paralajmërojnë protestë masive në 32 qytete: Sa jetë duhet të humbasin për t’i dhënë fund korrupsionit?

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.