Darka e mbrëmshme mes Ramës, Metës të shoqëruar nga Vasili dhe Veliaj nuk ka kaluar pa marrë vëmendjen e publikut dhe njerëzve që imformohen me anë të lajmeve.
Duhet thënë se takimi ka qenë shumë mistik dhe asnjë nga protagonistët nuk kanë dashur të bëjnë një reagim për mediat.
Ndërkohë që Agim Xhafka e ka interpretuar sipas mënyrës së vet këtë takim, ku nuk i ka kyrsyer disa doza ironie dhe humori.
‘’Mbaruan sallatën,porositën verë,po shohin menunë për peshk, Rama ia bëri me sy Vasilit, Meta qesh me Veliajn,kamarieri solli dy gota bosh,Meta shkon drejt banjës,ra një pirun përtokë,në tavolinë ka gjashtë karrike për katër veta,u afrua një burrë,ngriti pirunin e mori me vete dhe u largua,Meta kthehet nga WC…
(Ngjarje reale me një kryeministër e një kryeparlamentar të një shteti që edhe pas 100 vjetësh nuk u bë shtet,ngeli veç shenjë gjeografike.)
Niset Rama të shurrosë,Meta qesh e fshin duart tek kurrizi i Erjonit,Vasili dhitet gazit,por e maskon me kollitje,del kryeministri nga WC,kruan kokën dhe shtrembon gojën. Pastaj qesh fort. Kamarierët tremben…ai pushon..’’. shkruan Xhafka.
Në dukje pak banale po në fakt për sa kohë gjuthçka që ka ndodhur gjatë darkës mbetet jashtë syve të publikut, na mbetet vetëm të aludojmë. (E.K/SHUPLAKA)