Aleksandar Vuçiç, i cili u zgjodh Presidenti i ri i Serbisë, vendoset në këtë post pas Toomislav Nikolic. Nga votat e numëruara, ai mundi të sigurojë 55% të tyre.
Pas shpalljes fitues, Vuçiç u shpreh se fitorja e tij është e qartë si kristali:
“Fitorja ime është e qartë si kristal. Kjo është një ditë shumë e rëndësishme për ne, e cila tregon se çfarë drejtimi duhet të marrë Serbia”, tha Vuçiq, i cili është zotuar se do ta anëtarësojë Serbinë në Bashkimin Evropian, porse do të forcojë edhe marrëdhëniet me Rusinë.”
Rreth 39 përqind e qytetarëve serbë në Kosovë, me të drejtë vote, morën pjesë në zgjedhjet presidenciale serbe që u organizuan në territorin e Kosovës. Në mbyllje të procesit të votimit, kutitë u dërguan në Serbi për shkaqe sigurie.
(XH.A/SHUPLAKA)