Në qytetine Fierit 4 persona kanë mbetur të plagosur pas një aksidenti në aksin Levan-Tepelenë. Aksidenti i rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur Varibop.
Dyshohet se të plagosurit janeë të së njëjtës familje dhe kanë qenë në një makinë.
Nga ky aksident kanë mbtur të plagosur shtetasit Mariglen Mahmutaj 31 vjeç, drejtus i mjetit, Ismet Mahmutaj 80 vjeç,Diana Ferra 45 vjeçe dhe Kate Mahmutaj.
Detaje:
Më datë 03.04.2017, ora 08:40, në autostradën Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Varibob, ka dalë nga rruga mjeti autoveturë tip “Nisan”, me targa XAM 3605, me drejtues mjeti shtetasin M.M, 31 vjeç, banues në Vlorë.
Për pasojë kanë marë dëmtime prindërit e drejtuesit të mjetit shtetasit I.M, 81 vjeç K.M, 77 vjeçe dhe e afërmja e tyre D.F, 25 vjeçe, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje. (J.V/Shuplaka)
![](http://faxnews.wpengine.com/wp-content/uploads/2017/04/LEVAN-600x297.jpg)