Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Luan Rama ka deklaruar se komisioneri i LSI-së në Kavajë i rregjistrua për të mos bllokuar procesin e zgjedhjeve atje.
“Nuk do të jemi pjesë e proçesit zgjedhor në bashkinë e Kavajës. Lëvizja Socialiste për Integrim nuk merr pjesë në zgjedhjet e Kavajës, anëtari i KZAZ-së u rregjistrua për të mos bllokuar veprimin e procesit zgjedhor. Nuk ka lidhje me pranimin dhe prezencën tonë në Bashkinë e Kavajës. Anëtari ynë në KZAZ nuk do të marr pjesë në zgjedhje. Nuk jemi pjesë e procesit as për ta mbështetur as për ta pranuar. Është shumë i rëndëishëm procesi zgjedhor dhe gjithë investimi ynë do të jetë në bazë të standarteve. Të gjitha të tjera janë “llogje Kavaje”.”, u shpreh Luan Rama.
Për zgjedhjet në bashkinë e qytetit të Kavajës sot në ditën e fundit të afatit Lëvizja Socialiste për Integrim ka marrë një hap përpara. LSI ka çuar në KQZ emrin e komisionerit të KZAZ-së për Kavajën.
Vetëm një ditë më parë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në zbatim të Kodit Zgjedhor, ka përcaktuar 3 prillin si datë afat për dorëzimin e propozimeve të partive politike për anëtarë të KZAZ-së nr.402.
Drilona Hoxhaj Zëdhënësja e KQZ ju bëri thirrje ditën e djeshme partive si LSI, PD dhe Partisë Republikane, që të çonin propozimet e tyre për anëtarë të KZAZ-së nr.42, Kavajë, brenda datës 3 prill 2017. Zgjedhet në Kavajë do të zhvillohen në datën 7 maj pas largimit të Elvis Rroshit. Rroshi u shkarkua nga kryeministri për shkak se ishte pjesë e ligjit të dekriminalizimit. Ndërkohë opozita ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet për Kavajën
(J.V/Shuplaka)