Dashi – Probleme të caktuara të jetës tuaj mund të kërkojnë riangazhim për t’i zgjidhur siç duhet. Ju tashmë keni mundësi të sheshoni çdo pengesë drejt suksesit. Përveç kësaj, hëna në plotësim mund t’ju intensifikojë ndjenjat në marrëdhënien tuaj, duke shkaktuar një apo dy drama nëse ju dhe tjetri nuk uleni dhe e diskutoni me qetësi çështjen.
Demi – Me shtimin e ndikimit të Marsit në shenjën tuaj, ju mund të ndiheni të gëzuar me kalimin e ditëve. Megjithatë, dy planete do të ushtrojnë ndikim negativ këtë javë, çka mund të shkaktojë shtyrjen e planeve tuaja. Përveç kësaj, ngjarje të caktuara ju kanë bërë të ndiheni më pak entuziastë sesa normalisht, veçanërisht sa i përket çështjeve të biznesit. Puna në terren mund t’ju ndihmojë në kthimin e entuziazmit.
Binjakët – Mund t’ju duhet të merreni me çështje të vjetra. Kjo jo domosdoshmërish është diçka negative pasi nëse vazhdimisht ju dalin pengesa, kjo mund të nënkuptojë se diç mundon në projektin tuaj dhe se diçka nuk funksionon. Me ripërtëritjen e planeve tuaja mund t’ju jepet mundësia të arrini suksese më të mëdha me kalimin e kohës. Po ashtu, këtë javë mund të keni arsye për të festuar.
Gaforrja – Mund të përballeni me kundërshti që bëjnë që vetëbesimi juaj të bie. Megjithatë, mund të jetë koha për t’ua bërë të tjerëve të ditur se çfarë ndjeni. Mund të ketë rrugë për kompromise edhe nëse kjo do të thotë kthim pas në planin tënd origjinal. Si Mërkuri ashtu edhe Saturni do të ushtrojnë ndikim negativ këtë javë. Është koha për të shpejtuar në çdo gjë. Merrni kohën tuaj për tu siguruar se gjithçka bëni ka baza.
Luani – Mund t’ju duhet të shtyni një plan apo ndoshta t’i analizoni më mirë detajet. Megjithëse mezi prisni në vazhdoni përpara, është mirë të siguroheni që e keni të gjithë informacionin e nevojshëm për të bërë lëvizjen tuaj. Dhe teksa progresi mund të shtyhet, jeta ju inkurajon të vazhdoni para, pavarësisht pengesave.
Virgjëresha – Me ndikimin e dy planetëve, përfshirë Merkurin që është shumë i rëndësishëm për ju, mund të zbuloni se shtyrjet në kohë janë të pashmangshme. A është kjo diçka negative? Në fakt jo, pasi ju siguron mundësinë për të zbritur në terren dhe për tu siguruar se keni bërë gjërat e duhura. Ju mund të dilni nga kjo periudhë edhe më i kompletuar për të arritur suksesin në planet tuaja. Mund të ketë të reja edhe në aspektin romantik, pasi marrëdhënia juaj mund të arrijë në një fazë që t’ju bëjë të pyesni veten nëse duhet të angazhoheni në marrëdhënie apo jo.
Peshorja – Duket sikur do ju duhet të zgjidhni mes partnerit dhe familjes, çka do kërkojë angazhimin e taktikës dhe diplomacisë tuaj. Mënyra se si do e trajtoni këtë çështje mund t’ua bëjë javën shumë më të gëzueshme. Nën ndikimin e Saturnit dhe Merkurit mund të ndodhin vonesa sa i përket financave dhe çështjeve të komunikimit. Bëni kujdes kur nënshkruani diçka të rëndësishme.
Akrepi – Teksa jeni i fokusuar në rutinën tuaj kjo mund të jetë një kohë e mirë për të zhvilluar zakone të reja dhe për t’i vënë gjërat në vijë. Përgatituni për një ose dy të papritura që mund t’ju ‘mbijnë’ në agjendë përgjatë fundjavës. Kozmosi po ashtu ju sugjeron të zbuloni rrugët për të rregulluar financat.
Shigjetari – Progresi në disa çështje mund të shtyhet si pasojë e ndikimit të planetëve. Kjo periudhë do të zgjasë disa muaj. Megjithatë, nëse bëni punët e duhura tani për zhvillimet e ardhshme mund t’ju garantojë suksesin në të ardhmen. Kujdesuni që të siguroni dokumentet tuaja në kompjuter dhe tregoni kujdes kur mbyllni marrëveshje. Hëna e plotë në zhvillim mund të jetë e mirë për party në fundjavë!
Bricjapi – Ju mund të viheni përballë familjes lidhur me një çështje të rëndësishme këtë javë, por kjo mund të jetë pjesë e një çështjeje të madhe që mund të zërë agjendën tuaj në javët e ardhshme. Mënyra e duhur për ta trajtuar këtë mund të jetë ta vendosni vetën në vendin e tjetrit. Duke bërë kështu do të rriten mundësitë për dialog dhe kompromis.
Ujori – Ndërgjegjësimi juaj për mënyrën se si po e harxhoni paranë dhe se si mund të kurseni më shumë në të ardhmen, mund të rritet. Këtë kohë bëni mirë të mos blini gjëra të shtrenjta, të paktën për tri javët e ardhshme. Gëzohuni gjërave të vogla në vend të tyre. Ndërkohë, një person mund t’ju kërkojë gjëra të caktuara dhe gjithçka duhet të bëni është të thoni jo.
Peshqit – Mund t’ju duhet të rimerrni në konsideratë një plan ose ri-analizoni detajet e një marrëveshjeje dhe me këtë mund të jeni të zënë përgjatë të gjithë muajit. Por, shikojeni këtë si një mundësi për të rikonfirmuar se jeni në rrugën e duhur. Me hënën e plotë në zhvillim, mund të inkurajoheni për të bërë shopping. Nëse blini, bëni kujdes të ruani faturat nëse do ju duhet të ktheni mbrapsht diçka.