Mbledhja e Kryesisë së LSI-së mbrëmë doli në dy rezultate konkrete, vullnetin për të vijuar koalicionin me Partinë Socialiste dhe mosfutja në zgjedhje pa garantuar opozitën.
Vetë Meta u shpreh se LSI do të vendosë mandatet e saj në shërbim të kërkesave të Partisë Demokratike në lidhje me pasiguritë për zgjedhjet.
Nga ana tjetër derimë tani nuk ka asnjë reagim zyrtar as nga PS dhe as nga PD-ja. Vetë Rama deri më tani nuk ka zgjdhur të komentojë deklaratën e aleatit të tij në koalicionin qeverisës.
Dje kanë qenë ndjekësit e tij në rrjetet sociale më të etur se kurrë për të marrë një përgjigje të kryeministrit në lidhje me zhvillimet.
Si lum kanë vërshuar komentet e tyre ku më së shumti ironizonin deklaratën e Metës. Duhet thënë se një pjesë e mirë e tyre në bindje dukeshin socialistë dhe mbështetës së Ramës realisht nuk e donin një aleancë me Ilir Metën dhe LSI-në.
Rama ndodhet në një vizitë zyrtare në Mal të Zi dhe ndoshta gjatë ditës së sotme do të ketë një koment për çështjen në fjalë, pasi koha nuk pret. Javën e ardhshme në Kuvend nis procedurae zgjedhjes së Presidentit. (E.K/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1498″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]