Që prej 46 ditësh demokratët po protestojnë te “Çadra e Lirisë” kundër qeverisë Rama. Ata shfaqen të vendosur te kërkesat tyre që janë: qeveria teknike dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kjo tezë sapo u konfirmua vetëm pak minuta më parë edhe nga kreu i kësaj partie, Lulzim Basha.
Pothuajse çdo ditë ai viziton Çadrën e Lirë”, bashkë me figura të njohura apo edhe deputetë të tjera të Partisë Demokratike ku aty e presin edhe shumë demokratë të tjerë, nga zona të ndryshme të vendit. “Poshte Edi Rama”, është thirrja kryesore e kësaj proteste, ku dëgjohen herë pas here brohoritjet e demoratëve. Por ai që është më koherernt, i palodhur është edhe fotografi i Partisë Demokratike Hamza Hatika, i cili mundohet që në çdo moment të kap çastet më interesante dhe pikante të prostestës. Nuk ka rëndësi se në çfarë pozicioni apo qëndrimi fizik që do duhet të mbajë por për Hatikën kryesore është fotografia dhe sa më shumë detaje në këtë. Në këto foto ai shfaqet majë shkallëve me qëllimin e vetëm, të sigurojë shkrepjen e duhur përballë demokratëve. (J.V/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1499″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]