Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi ka deklaruar sot në një takim me koordinatorët e Tiranës se 2 votat e partisë së tij janë gati në çdo kohë për t’a rrëzuar qeverinë.
Blushi tha se qeveria nuk mund të drejtohet më nga krimi dhe bëri thirrje për mocion mosbesimi për ta rrëzuar qeverinë.
“Shqipëria në lëngim, ka nevojë për zgjedhje. Ata që kanë gjithçka në dorë, kanë frikë të hyjnë në zgjedhje. LIBRA nuk ka frikë të hyjë në zgjedhjet e 18 qershorit. Në 5 muaj libra është shtuar me 10 mijë anëtarë. LIBRA është në opozitë me vullnetin e saj, dhe nuk e ka nxjerrë askush në opozitë. Ne besojmë se nuk mund të drejtohemi më me krimin. Partitë e vjetra kanë bllokuar sistemin e drejtësisë. Të bëjmë mocion mosbesimi për ta rrëzuar qeverinë. 2 votat e LIBRA-s janë gati në çdo kohë për ta rrëzuar qeverinë. Nuk jemi dakord të rrëzohet kjo qeveri e të vijë Berisha. Nga partitë e vjetra nuk mund të vijë asnjë zgjidhje”,- u shpreh Blushi.
Por ndërkohë ka reaguar Partia Socialiste e Tiranës që thotë se është e kënaqur që Blushi hyn në zgjedhje. Por nga ana tjetër, PS e kryeqytetit shprehet se kyetari i LIBRA, Ben Blushi lufton vetëm për tu bërë ministër. (M.D/ Shuplaka)