15:22 | 21/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Idrizi plan me 7 pika për zgjidhjen e krizës: Partitë politike të nisin dialogun!

20:15 | 04/04/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shpëtim Idrizi me mesazh të fortë: Të zhbllokohet urgjentisht Vettingu, dy partitë e mëdha nuk mund të përcaktojnë fatet e vendit

Pas kreut të LSI-së Ilir Meta, i cili një ditë më parë i ofroi Partisë Demokratike mandatet e LSI-së në qeveri, kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi propozon një tjetër zgjidhje për krizën politike.

Idrizi paraqet një pakt kombëtar për zgjidhjen e krizës politike në vend.

“Si Kryetar i PDIU-së dhe me përgjegjshmërinë që më buron propozoj, një Pakt Kombëtar, i cili do të përfshijë zgjidhjen e çështjeve konkrete për përparimin e vendit në integrimin Europian, realizimin e reformës në drejtësi dhe rritjen e garancive për zgjedhje të lira, një draft ky rreth të cilit mund të debatojmë dhe mund ta pasurojmë bashkërisht”, shprehet Idrizi.

PROPOZIMI I PLOTE I IDRIZIT
Të dashur bashkëqytetarë.
Në këtë moment të vështirë politik, duke parë që situata vazhdon të jetë në një ngërç prej më shumë se një muaji, si edhe duke parë pozicionimin e palëve larg njëri-tjetrit;

Duke vlerësuar pozicionin e Kryeministrit dhe Kryetarit të Partisë Socialiste, z.Edi Rama, në pozitat e fituesit legjitim të zgjedhjeve të 23 qershorit 2013;

Duke vlerësuar pozicionin e Kryetarit të Parlamentit dhe Kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Ilir Meta, si parti përbërëse e koalicionit qeveritar;

Duke vlerësuar pozicionin e Kryetarit të Partisë Demokratike, z.Lulzim Basha dhe kërkesën legjitime për nevojën e garancive të jashtëzakonshme për zgjedhjet e ardhshme të 18 qershorit;

Si Kryetar i PDIU-së dhe me përgjegjshmërinë që më buron propozoj, një Pakt Kombëtar, i cili do të përfshijë zgjidhjen e çështjeve konkrete për përparimin e vendit në integrimin Europian, realizimin e reformës në drejtësi dhe rritjen e garancive për zgjedhje të lira, një draft ky rreth të cilit mund të debatojmë dhe mund ta pasurojmë bashkërisht:

  1. Kthimin e Opozitës në Parlament për miratimin e akteve ligjore, që do i hapnin rrugën zbatimit të reformës në drejtësi, përparimit të vendit në integrimin evropian dhe realizimin e disa ndryshimeve në kuadër të legjislacionit zgjedhor dhe masave të tjera, për të siguruar atmosferë të qetë dhe të besueshme, për zgjedhjet e 18 qershorit.
  2. Garantimin e rolit të paanshëm në zgjedhje të Policisë së Shtetit.
  3. Ndryshimin e sistemit zgjedhor në sistem proporcional me një zonë zgjedhore, për krijimin e mundësive reale për të garuar forcat politike jashtë koalicioneve.
  4. Depolitizimin e anëtarëve të KZAZ-ve, KQV-ve dhe GNV-ve, ose rritjen e numrit të anëtarëve në komisionet e numërimit, me përfaqësues të partive parlamentare.
  5. Krijimin e një grupi të posaçëm me urdhër administrativ të Prokurorit të Përgjithshëm, krijimin e një “task force” prokurorësh të atashuar pranë KQZ-së, e cila ka për detyrë të hetojë në mënyrë urgjente të gjitha sinjalizimet për blerje vote, kërcënim, intimidim, etj. Gjithashtu edhe dërgimin e çështjeve të lidhura me cënimin e procesit zgjedhor brenda 24 orësh në gjykatë, duke ashpërsuar masat për “krimin elektoral”.
  6. Ngarkimin e një strukture inxhinierike konsensuale që do të përgatisë në mënyrë urgjente një projekt teknik, për variantet e mundshme të realizimit të numërimit elektronik, apo edhe vlerësimin e mundësive të realizimit të votimit elektronik, nëse ai konsiderohet i sigurtë dhe i mundshëm në kohë, në një procedurë të miratuar në mënyrë konsensuale nga të gjitha partitë parlamentare.
  7. Thirrjen e tryezës së partive politike parlamentare për fillimin e dialogut, me qëllim miratimin e një kandidature konsensuale si President të Republikës së Shqipërisë.

Për arritjen e kësaj zgjidhje do të kërkoja dhe mirëprisja bashkëpunimin e përfaqësive diplomatike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Europian, OSBE-së, dhe vendeve të tjera anëtare të BE-së.
Kërkoj dhe mirëpres gjithashtu mbështetjen dhe kontributin e të gjitha partive parlamentare pjesë të mazhorancës, opozitës apo edhe ato që nuk bëjnë pjesë në grupimet politike të mazhorancës dhe opozitës. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: Planshpetim idrizi
Pas

Blushi: 2 votat e LIBRA gati për të rrëzuar qeverinë. PS e Tiranës: Blushi “lufton” vetëm për t’u bërë ministër

Para

Reagon Rama pas takimit të Bashës me aleatët: Lulëzim ta kam thënë, caktoje vetë…

Para
Reagon Rama pas takimit të Bashës me aleatët: Lulëzim ta kam thënë, caktoje vetë…

Reagon Rama pas takimit të Bashës me aleatët: Lulëzim ta kam thënë, caktoje vetë…

Discussion about this post

 



Të Fundit

Izraeli mund të godasë objektet bërthamore të Iranit

Turqia “injoron” kundërshtimet e Greqisë dhe Qipros, Ankaraja gati të bashkohet me programet e mbrojtjes të BE-së

Ish-deputeti izraelit i ekstremit të djathtë: “Çdo fëmijë, çdo foshnjë në Gaza është armik”

Në sulmet izraelite në Gaza në 10 ditët e fundit janë vrarë 815 palestinezë

Maqedonia e Veriut pritet të nënshkruajë marrëveshje për partneritet strategjik me Mbretërinë e Bashkuar, në fokus investimet rreth 6 miliardë euro

Ilir Alimehmeti në Fax News: “Zgjedhjet nuk ishin të lira, sistemi elektoral penalizon opozitën dhe partitë e vogla

Osmani në Zvicër: Bashkë po shkruajmë kapitullin e ri të historisë së partneritetit midis shteteve dhe popujve tanë

Lumenj droge e eurosh mes Amerikës Latine, Europës dhe Shqipërisë/ Zbardhet dosja italiane për operacioni “Ura”! 14 nga emrat për të cilët u urdhërua arrestimi

Kryediplomatja evropiane Kallas pritet të nisë turneun në Ballkanin Perëndimor, këtë javë viziton Serbinë dhe Kosovën

Dosja e Sterilizimit! Flet Ilir Beqaj: Nuk është çështje koncesioni, procedimi ndaj meje pa bazë ligjore

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.