Vajza e shkrimtarit të ndjerë Dritëro Agolli, Elona Agolli, zbulon disa vargje që i ati i ka krijuar ndërkohë që bashkëshortja e tij Sadija ndodhej në maternitet.
“E dashur Sadije,
Si je tani? Ke temperaturë? Ki kujdes për gjirin, mos e lër të të mbledhë qumësht por shtrydhe se sëmuresh. Mos u bëj dembele. Çupa të ngjan ty siç duket!
Çdo të të sjell? Çtë hahet? Më ka marrë malli për ty.
Të puth Dritëro
Lexoje këtë libër që të kam sjellë.”, shkruhet në shënimin romantik të kollosit të letrave shqipe.
Agolli ndërroi jetë rreth orës 16:00 të pasdites së 3 shkurtit, kjo si pasojë e problemeve të rënda në mushkëri. E bija e tij Elona, e kujton herëpashere, përmes publikimit të vargjeve të tij, apo nëpërmjet dedikimeve të vetë asaj. (D.D/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1502″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]