Kreu i LIBRA-s Ben Blushi i kundërpërgjigjet ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, i cili përmes një deklarate në emër të Partisë Socialiste të Tiranës e cila drejtohet nga ai, tha sot se Blushi lufton vetëm për t’u bërë ministër.
Në reagimin e tij, Blushi e cilëson Tahirin si “zëdhënësin” e tij dhe kujton se Tahirin e hoqën nga punë për një darkë me Ilir Metën.
“PËR ZËDHËNËSIN TIM SAIMIR TAHIRI
Saimir Tahiri paska vendosur te behet zedhenesi im. Une nuk kam as shkumës as dërrasë të zezë por sigurisht kam laps dhe letër për të rregjistruar gjithë bëmat e qeverisë që e hoqi Sajmirin nga puna për një darkë me Ilirin!”, reagon Blushi. (D.D/Shuplaka)