Dekania e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë Valentina Duka së bashku me burrin e saj Ferit Dukën janë rrëfyer për jetën e tyre që nga njohja dhe deri te suksesi në karrierë.
“Njohja u bë në frontin e punës, prandaj edhe siç tha Vali edhe ne jetonim në konvikt dhe ishim afër. Por edhe punë ishin në të njëjtin institucion por edhe në diskutimet tona, diskutonin çështjet e historisë. Valin e mbaj mend që kishte pretendime të shumta. Në këto raste më tërhoqi edhe pamja e jashtme, mënyra si kominikonim bashkë, dhe në një kohë të caktuar erdhi ai momenti që u lidhëm. E diskutuam çështjen dhe më pas e vendosëm.”, u shpreh Ferit Duka.
Ndërkohë rrëfen edhe Valentina Duka, gruaja e tij në lidhje me dashurinë e tyre.
“E mbajtëm të fshehur për ca kohë, takoheshim jashtë institutit. Zakonisht linim orar, në orën 10 do takohemi aty te Instituti. Nuk donim ta merrnin vesh si shefja e kuadrit apo kolegët institutit. Punonin në një institucion dhe mund të krijonim edhe probleme. U njohën më vitit 1984 dhe në 1987 u martuam. Unë linda djalin në moshën 30-vjeçare. “, u shpreh profesoresha Duka.
Më tej na tregon edhe detaje edhe profesor Duka.
“Ne kemi pas një periudhë të gjatë bashkëjetese, ishim të dy pa shtepi, i kemi kaluar të gjitha periudhat, pastaj morëm një shtëpi dhe të krijonim një familjëe Një shtëpi e thjeshtë në zonën e Alliasit, por kemi qenë të lumtur midis nesh në rradhë të parë dhe me djalin. Në të dy ndryshojmë në gjë, Vali është më dinamike se unë, i merr vendimet më shpejt se unë.”, u shpreh profesor Duka.
Më tej dekania e UT-së na tregon se edhe vendimet i merr shpejt. “Unë i marr vendimet shpejt, jo gjithnjë vendimi i shpejtë është i duhuri. Profesori më tërheq, më tërheq, por prapë. Përsa i përket çelësit të suksesit të dy shpehën se vetëm puna të çon para.
“Duhet të punoni shumë, ne kemi hapur dhe kemi mbyllur biblotekat. Po nuk lexuar dhe punuar. E mbyllnim ditën edhe me një byrek dhe shkonim në biblotekë. Kemi arritur karrierë por nuk duhet të jesh vetëm në profesionit i mirë por edhe një menaxher i mirë.”, u shpreh Valentina Duka. (J.V/Shuplaka)