Gjalpë, qumësht, kafe, koktejl, birrë, ishin kodet që anëtarët e një bande në Itali përdornin për të komunikuar mes tyre.
Gjatë aksionit të policisë italiane në Torino, janë vënë në pranga gjashtë persona, ndër ta shtetas shqiptarë, italianë dhe marokenë.
Mësohet se janë konfiskuar rreth 800 doza kokainë, sasi hashashi, marijuane dhe 1.400 euro cash. Gjatë hetimit të kryer, policia gjeti dhe sekuestroi një lloj tezge kanabisi.
Shit-blerja e lëndës narkotike kryhej në mes të ditës, në sy të familjeve, fëmijëve dhe droga u shitej edhe nxënësve. Një ndër të arrestuarit kryente rolin e taksistit për 15 prostituta shqiptare dhe rumune, duke ofruar edhe shtëpinë për klientët e tyre.
(XH.A/SHUPLAKA)