16:45 | 27/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Ministri i Shtetit britanik në zyrën e Vasilit, nënshkruhet marrëveshja e ekstradimit: Jo më shqiptar që shpëtojnë

11:31 | 05/04/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ministri i Shtetit britanik në zyrën e Vasilit, nënshkruhet marrëveshja e ekstradimit: Jo më shqiptar që shpëtojnë

Ministri i Drejtësisë Petrit Vasili ka pritur në një takim zyrtar Ministrin e Shtetit për Sigurinë në Britaninë e Madhe Ben Wallace.

Qëllimi i kësaj vizite lidhet me nënshkrimin e “Marrëveshjes së Ekstradimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut”, akt ky që plotëson kuadrin ligjor midis dy vendeve në zbatim të Konventës Evropiane për Ekstradimin të vitit 1957.

Në përfundim të ceremonisë së nënshkrimit të kësaj marrëveshje Vasili vlerësoi rëndësinë e saj në drejtim të thellimit të mëtejshëm të marrëdhënive dypalëshe.

“Nënshkrimi i kësaj marrëveshje është një mekanizëm më shumë në duart e agjensive ligjzbatuese që do të mundësojë intensifikimin e luftës kundër krimit të organizuar dhe vënien përpara drejtësisë të subjekteve kriminale të shpallur në kërkim prej vitesh, të cilët nuk mund të esktradoheshin reciprokisht deri më sot, për shkak të barrierave ligjore”, theksoi Ministri Vasili

Ministri i Shtetit për Sigurinë z. Ben Wallace u shpreh se “nënshkrimi i kësaj marrëveshje do të bëjë të mundur ekstradimin e shtetasve shqiptar, nga Shqipëria në Mbretërinë e Bashkuar. Kjo do të sigurojë që ata të cilët kryejnë vepra të rënda penale në Mbretërinë e Bashkuar dhe largohen nga vendi, të vihen para drejtësisë. Kjo është dëshmi e mëtejshme e rritjes së bashkëpunimit tonë me Shqipërinë në luftën kundër krimit të organizuar”.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshje është në përputhje dhe me politikat e Qeverisë Shqiptare për t`u angazhuar intensivisht në konsolidimin dhe zhvillimin marrëdhënieve juridiksionale me autoritet e huaja, në drejtim të përmirësimit dhe lehtësimit të procedurave të bashkëpunimit gjyqësor ndërkombëtar.

Kjo marrëveshje gjithashtu është në zbatim të Planit Kombëtar për Integrimin Evropian në kuadër të Strategjisë Ndërsektoriale për Luftën Kundër Krimit të Organizuar, Trafiqeve të Paligjshme dhe Terrorizmit 2013-2020 dhe detyrimet që rrjedhin nga zbatimi i Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit.

Nëpërmjet nënshkrimit të marrëveshjes me Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, është propozuar tejkalimi i barrierës ligjore për refuzimin e ekstradimit të shtetasve shqiptarë në shtetet palë të marrëveshjes. (E.K/SHUPLAKA)

Petrit Vasili dhe ministri i shtetit britanik Ben Wallace
Etiketa: Ben Wallacemarreveshja e ekstradimitministripetrit vasili
Pas

Demokrati akuzon Ramën: Kërkoi të “trukojë” kolapsin në shëndetësi, e vërteta me qendrën e sterilizimit

Para

Digjet banesa e vjetër në qendër të Ballshit, lëndohet një zjarrëfikës

Para
Digjet banesa e vjetër në qendër të Ballshit, lëndohet një zjarrëfikës

Digjet banesa e vjetër në qendër të Ballshit, lëndohet një zjarrëfikës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zjarret në vend! Ministria e Mbrojtjes: Tre vatra gjatë ditës së sotme, të gjitha janë shuar

Makina përplas motorin që drejtohej nga adoleshenti në Vaun e Dejës, plagoset 16-vjeçari

Ministri i Jashtëm i Iranit pranon dëme serioze në objektet bërthamore

Gjermania rrit pagën minimale me 14% në 18 muajt e ardhshëm

Marrëveshje tregtare SHBA-Kinë, eksportohen mineralet e rralla drejt Amerikës

Betohen 350 rekrutë të rinj të Forcave të Armatosura të Kosovës në një ceremoni ushtarake

Komisioni Evropian njofton gatishmërinë për të transferuar 11 mld euro në Ukrainë

Rusia nis një valë të re sulmesh në Ukrainë, katër të vrarë

Belinda Balluku inspekton punimet për zgjerimin e rrugës hyrëse në Ksamil

Depozitat i kthehen rritjes në maj,shtohen me 1.2 miliardë euro në një vit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.