Në mbledhjen e radhës së Këshillit Bashkiak të kryeqytetit, këshilltarët e LSI, propozuan një projekt-vendim për ngritjen e një thertore publike në Tiranë.
Gjatë diskutimeve, Endrit Braimllari, kreu i LSI të Tiranës kërkoi që Bashkia e Tiranës të shtrijë investimet edhe në lagjet periferike të Tiranës.
Braimllari u shpreh se në takimet me qytetarët vihen re shqetësime që lidhen me zonat dhe lagjet në periferi, ku kërkohen investime dhe projekte konkrete.
Në lidhje me miratimin e vendimit për thertoret publike, kreu i LSI-së Tiranë, Braimllari u shpreh se ky propozim ka ardhur pas dëgjesave të anëtarëve të LSI në Këshill me qytetarë, ekspertë dhe profesorë të bujqësisë dhe mjedisit.
“Ky është një nga propozimet e dëgjesave të Grupit tē Këshilltarëve të LSI me ekspertë dhe Profesorë të Bujqësisë dhe Mjedisit”,-u shpreh Braimllari.
Braimllari, gjatë mbledhjes u shpreh se ky vendim për ngritjen e një thertoreje publike, i shërben qytetit për të qenë më i sigurt. (M.D/ Shuplaka)