14:55 | 06/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

Denoncimi: Linja Tiranë-Ndroq nuk njeh librezën e invalidit (VIDEO)

19:38 | 05/04/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
Denoncimi: Linja Tiranë-Ndroq nuk njeh librezën e invalidit (VIDEO)

Invalidët janë shtresa e cila ka më shumë nevojë për shërbime dhe mbështetje. Në redaksinë e emisionit BOOM në RTV Ora News ka mbërritur denoncimi nga një person që i përket kësaj ketegorie. Ai thotë se pavarësisht se ka librezën e invaliditetit nuk i ofrohet falas shërbimi i transportit qytetas dhe ndërqytetas.

Sipas ligjit, shërbimi qytetas duhet të jetë falas për këtë kategori, ndërsa për atë ndërqytetas me 50%.

Denoncuesi tha se linja Tiranë-Ndroq nuk i njeh librezën për udhëtim falas, ndërkohë që e njëjta gjë ndodh edhe me linjat e tjera ndërqytetase.

Nga informacioni që gazetarët e BOOM kërkuan në Bashkinë e Tiranës u tha se kjo linjë ka nisur procedurën e pajisjes me licencën e re, një procedurë kjo që po ndiqet nga të gjitha linjat e autobusëve.

Ligji nuk zbatohet asnjëherë dhe kjo lidhet me moskompensimin nga shteti të këtyre linjave që ofrojnë këtë shërbim.

Boom iu drejtua me një shkresë edhe ministrisë së Transporteve. Aty morëm si përgjigje se në Ministrinë e Financave është dorëzuar projekti në të cilin parashikohet miratimi i fondit për t’i ardhur në ndihmë këtyre linjave rreth qytetase dhe ndër qytetase të cilët transportojnë invalid. Por ky fond  nga ministria e Financave ende nuk është miratuar.

Denoncuesi: Unë jam invalid dhe disponoj librezën e invaliditetit. Në bazë të librezës së invaliditetit, në bazë të ligji 8052 neni 11/1 thekson: Udhëtimi i invalidëve me mjetet e komunikacionit shtetëror dhe privat qytetas bëhet falas. Ndërsa nenin 11/2  thekson: Udhëtimi me mjetet e komunikacionit shtetëror dhe privat ndërqytetas bëhet me 50% të vlerës së biletës.

Unë jam ndeshur me disa probleme, me përjashtim të  linjave brenda qytetit të Tiranës, dua të përjashtoj këtu që nuk e njohin këtë librezë, këto nene linjat Tiranë-Ndroq. Kam bërë disa udhëtime në Durrës, kam kërkuar që të zbatohet ky ligji 8052 neni 11/2 që thotë që udhëtimi ndërqytetas bëhet me 50% të pagës dhe këta nuk e njohin fare. Ata thonë që nuk e njohim, kemi urdhër nga titullarët që të mos zbatojmë këtë kriter.

Invalidi: Ku ndalon ky i ndroqit?

Fatorino: Ndroqi? Në Zhurje, në stacionin e fundit.

Invalidi: Të pres unë që jam me librezë?

Fatorino: Për ça do presësh dhe ku do shkosh ti, se s’po të marrim vesh…ku do shkosh ti njëherë?

Invalidi: Në Ndroq

Fatorino: Në Ndroq, hipa se të marr unë…

Fatorino 2: Po me librezë nuk…

Fatorino: Nuk ka gjë, se një e pranojmë. Edhe i njohim edhe nuk i njohim. Më shumë nuk i njohim sepse nuk ka hyrë akoma ai ligj këtu tek ne, po do bëhet. Unë i pranoj.

Invalidi: E pranon se është vendimi juaj?

Fatorino: Po

Invalidi: Po se mos të pengoj ty tek pronari, drejtuesi?

Fatorino: Nuk ka asgjë e mbaj unë përgjegjësinë.

TERMINALI NDËRQYTETAS

Invalidi: Kur niset ky i Durrësit?

Fatorino: Tani niset, për 5 minuta.

Invalidi: Po me librezë merrni ju?

Fatorino: Fol me atë…

Invalidi: Sa e keni çmimin?

Shoferi: 1300 lekë e kam çmimin

Invalidi: Unë jam invalid, më takon të udhëtoj me gjysmë bilete

Shoferi: Kush ma njeh mua atë (librezën e invalidit). Të japim ne biletën dhe ik te Shoqata dhe merri lekët.  

Invalidi: Kompania juaj është e rimbursuar nga shteti…

Shoferi: Jo, jo nuk marrim asnjë lekë fare. Asnjë, asnjë vetëm paguajmë taksa. Ai s’do t’ia dijë fare. Nëse unë i merrja nuk kisha pse të bëja llafe me ty dhe me asnjë tjetër.  Të merrja ty gjysëm bilete dhe gjysëm në vend tjetër dhe isha në rregull. Mirëpo ai nuk më njeh fare. Ai thotë këtë se kështu i intereson t’a shkarkojë nga barra e vet. Do t’a heq nga kurrizi i vet, po mua a më kompenson mua ai? Ja po ta them që nuk më kompenson.

Shoferi 2: Ne nuk e njohim, ne jemi privat, nuk jemi shtet…

Invalidi: Ja si thotë ligji…

Shoferi 2: Ajo e thotë…Ne nuk na prish punë për një apo për dy, por vetëm të transportojmë invalide ne dalim…Nuk na kompenson shteti. Shteti nuk na jep asgjë.

BOOM:  Nuk jeni kompensuar asnjëherë?

Shoferi: Asnjëherë nuk na ka dhënë. Nuk ka problem se e mora unë këtë. Problem është sepse nuk na kompenson shteti.

BOOM: Asnjë linjë nuk e njeh këtë librëzën e invalidit. Paguhen 1300 lekë, po 7 mijë lekë deri në Vlorë janë shumë…

Shoferi 2: Nuk na e njeh njeri fare. Ndoshta do ndryshojë, por ne kemi biletën e 1991 akoma…unë Durrës-Tiranë vetëm me invalid të marr dhe mirupafshim./Ora News

Etiketa: autobusdenoncimlibreze invalidi
Pas

Ministria e Jashtme dënon sulmin me armë kimike në Siri

Para

Basha mbledhje urgjente me aleatët

Para
Basha mbledhje urgjente me aleatët

Basha mbledhje urgjente me aleatët

Discussion about this post

 



Të Fundit

Finiq/ Dhunohet varri në varrezat e fshatit Vrion, dyshohet se është dëmtuar qëllimisht

Turqi/ Arrestohen kryebashkiakët e tre qyteteve, opozita: Sulm politik

Izraeli godet 100 objektiva në Gaza, të paktën 33 viktima

Vlorë, policia aksion për lirimin e hapësirave publike. Në 2 ditë, dhjetëra makina të parkuara gabim hiqen me karrotrec (video)

RCS Sport & Events falënderon Policinë e Shtetit për garantimin e sigurisë gjatë etapave të Giro d’Italia në Shqipëri

Përplasje me armë në Greqi: Në pranga 12 shqiptarë e grekë, sekuestrohen armë e para

Finiq, Sarandë / Arrestohen dy shtetas për zjarrvënie të qëllimshme në një sipërfaqe toke me bimësi dhe pemë frutore(EMRAT)

Asgjësohen mbi 40 mijë bimë narkotike në territorin e qarkut Shkodër, procedohen penalisht 10 zyrtarë lokalë

Anija turke kapet në brigjet belge me qindra kg kokainë, 8 në pranga. Mes tyre një shqiptar

Aktivizohen sirenat në Izrael, dyshohet për sulm nga Jemeni

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.