Daniel Godelli sapo ka marrë medalje të artë në Europianin e Peshëngritjes që po mbahet në Kroaci. Ai ngriti 166 kg në stilin e shkëputjen në peshën 77 kg. Kështu ai është shpallur kampion europe.
Ndërkaq Romela Begaj u rendit e 5-ta.
Në kategorinë 69 kilogramë Begaj ngriti në total 219 kilogramë në dygarësh.
Në stilin e shkëputjes, Begaj e nisi mirë garën duke ngritur 98 kilogramë në provën e parë, por dështoi në provën e dytë dhe të tretë.
Në shtytje, Romela ngriti 121 në provën e dytë, por nuk arriti të ngrejë 125 kilogramë në provën e tretë duke duke e mbyllur garën në vendin e 6 në këtë stil dhe në të pestin në dygarësh.
Erkand Qerimaj doli i 6-ti. (M.D/ Shuplaka)