Analisti Enton Abilekaj reagon pas deklaratave të forta të presidentit të Paraplegjikëve Ndrek Ismailaj, mbrëmjen e kaluar në emisionin “Top Show” të Alban Dudushit, i cili foli për problemet e shumta që hasin personat me aftësi të kufizuara.
Abilekaj shpërthen ashpër kundër kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, duke thënë se nuk u vijnë në ndihmë të pambrojturve.
“Ky eshte bilanci me i sakte i qeverisjes per 20 vitet e fundit. Miliona euro te vjedhura ne kurriz te Personave me Aftesi te Kufizuara. U thone te jetojne ne 8 mije leke ne muaj, por nuk u japin asnje mundesi. Asnje kryeminister ne 20 vjet nuk provoi te pakte te kopjoje nje vend Europian, qe, per te lehtesuar nevojat e tyre, u jep licenca per pika llotarie. Erjon Veliaj, u jep kioskat e Tiranes me nje procedure te erret 2 kompanive te medha dhe thote qe ka marre shembullin e Athines, kur ne Athine kioskat jane prone e Personave me Aftesi te Kufizuar dhe veteraneve te luftes. Si do japin llogari? Kur do japin llogari per kete qe po bejne? Kur do na vije turp qe transmetojme seminaret dhe prohektet e hajduterise ne vend qe t’u japim ze te pambrojturve? Ndoshta kur te shperthejne te gjithe si Ndrek Ismailaj…”, reagon Abilekaj.
Mbrëmjen e kaluar, Ismailaj tha se shteti i ka braktisur personat me aftësi të kufizuara, ndërkohë që për deputetët e sëmurë dërgon jashtë shtetit miliona dollarë.
“A e imagjinoni se ç’do të thotë me pasë një fëmijë me Sindromën Doën, a e kuptoni? Duhet mbi 1 milion lekë të vjetra me e mbajt atë fëmijë. Të flasësh të thonë po ky ça është i majtë apo i djathtë? Unë jam me karrige me rrota. Ku i keni kurrikulat, apo marrin shërbim personat? Jo, bëni kurrikula sa të doni ju. 8 mijë lekë marrim në muaj.
Çfarë mund të bëjmë me 8 mijë lekë? Një nga ne shkon një ditë më ngrënë një drekë, po 29 ditë të tjera? A kanë drejtë edhe ata me jetu? A kanë të drejtë ata me dalë njëherë më familjen e vetë? A kanë të drejtë me i shkollu fëmijët, me i çu jashtë? A kanë të drejtë me u shëru jashtë? Miliona lekë shkojnë për deputetë, po mua që jam i sëmurë me gurë në veshka?”, janë këto disa nga fjalët që tha mbrëmë Ndrek Ismailaj, i cili i vuri të gjithë në heshtje”, ishte një pjesë e fjalëve prekëse të presidentit të Paraplegjikëve. (D.D/Shuplaka)