Plot 21 pako me kanabis janë sekuestruar mbrëmjen e sotme në pikën kufitare në Qafë-Thanë. Mësohet se në pranga ka rënë një 28-vjeçare bullgare, e quajtur Maria Piskova.
Sasia e lëndës narkotike ishte fshehur në automjetin “Mercedes-Benz”, në pjesën e prapakolpit. Ende nuk dihet se sa është sasia reale e drogës.
Ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e detajeve të tjera të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë
Drejtoria e Policisë Kufitare Korçë godet një tjetër rast të “Trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike”. Sekuestrohen 21 pako me lëndë të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sativa.
Arrestohet në flagrancë një shtetase bullgare, transportuese e saj.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë-Thanë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetases: Maria Piskova, 28 vjeçe, lindur në Bullgari.
Më datë 05.04.2017, kjo shtetase u paraqit në dalje të Republikës së Shqipërisë me mjetin tip “Mercedes-Benz” me targa BL987TS. Nisur nga dyshimet e shfaqura, ky mjet u përzgjodh nga shërbimet e Policisë Kufitare, për verifikim në vijën e dytë, ku në bashkëpunim edhe me strukturat e Doganës u krijuan dyshime se në të mund të ishte fshehur lëndë e dyshuar narkotike.
Gjatë kontrollit të ushtruar, konkretisht në pjesën e prapakolpit të këtij mjeti u konstatuan dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale : 21 pako me lëndë të dyshuar si narkotike Cannabis Sativa. Veprimet proceduriale të rastit, si edhe peshimi i sasisë do të kryhen nga Specialistët e Seksionit për Narkotikët, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë. Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë të Krimeve të Rënda në Tiranë.
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1512″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]