Shkrimtari Ismali Kadare është nderuar në Kosovë me çmimin “Letërsia Shqipe”. Kjo ceremoni është është mbajtur në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani”.
“Jam shumë i nderuar. Një çmim i marrë në Kosovë ka peshë më shumë se kudo tjetër. Jam shumë i nderuar që po e marr këtë çmim në këtë bibliotekë. Letërsia ka tremijë vjet.
Po të ishim takuar atëherë do të thosha dëgjues jo lexues, sepse atëherë ajo dëgjohej.
Lexuesi shqiptar ka pasur një fat të veçantë, të pandarë nga gjuha shqipe, që është e vetmja e ndaluar me dekret mbretëror. Shqipja ka fat të veçantë” ka thënë Ismail Kadare. (J.V/Shuplaka)