Këshillari në Drejtorinë e Burgjeve Elio Laze ka reaguar pas deklaratës së Edi Ramës në parlament ditën e sotme ku ky i fundit theksoi se paralmenti jonë është kthyer në qesharak. Por kaq ka mjaftuar që të reagojë edhe Laze duke theksuar se tempullin e Demokracise e ka kthyer Rama si i paaftë në qesharake.
“Tempullin e Demokracise e ktheve ti o i paaftë në qesharak. Ti dhe Prenga. Ti dhe Frroku. Ti dhe Ndoka. Ti dhe Ndocaj. Ti dhe Elvisi. Ti me Tërmetin. Ti me Sajmirin tënd. Ti dhe korrupsioni që e fute në çdo qelizë të këtij shteti. Ti dhe droga që u mboll ne çdo cep të Shqiperisë nga të besuarit e tu. Ti e ktheve jo vetëm Parlamentin në qesharak për sa thashë më siper, por ti ktheve edhe qeverinë në qesharake. Ti me Beqen tënd. Ti dhe Lindita jote. Ti dhe Gjiknuri jot. Ti ktheve në qesharak edhe pushtetin vendor. Ti dhe Gjushi jot. Ti dhe lali jot. Prandaj o qesharak kryeministër. Bëj detyren e fundit dhe largohu. Largohu për të vetmen arsye. Të mbash të parin dhe të fundit premtim. Të Rilindësh këtë vend. Largohu o qesharak!!!”, shkruan Elio Laze. (J.V/Shuplaka)