Kreu i Kuvendit Ilir Meta u takua vetëm pak minuta më parë me Koço Kokëdhimën, kreu e “Lëvizjes Zgjidhja”.
Takimi i tyre sapo ka përfunduar dhe zgjati për rreth 30 minuta. Ky takim ishte për ngërçin e situatës politike në vend dhe për rrugët e kapërcimit të krizës politike që po kalon vend, i dyti mes tyre vetëm në ditët e fundit. “Nuk mund të ketë zgjedhje pa opozitën”, mësohet se ka theksuar Meta në këtë takim me Kokëdhimën. Të dy bashkëbiseduesit theksuan sërish nevojën e dialogut mes palëve politike si dhe përsëritën qëndrimet e tyre se nuk mund të ketë zgjedhje parlamentare pa opozitën.
Drejtuesi i lëvizjes “Zgjidhja”, ashtu si dhe në javët e kaluara, është duke zhvilluar takime intensive me të gjithë drejtuesit e partive politike në vend në kuadër të përpjekjeve për zgjidhjen e krizës politike ku është futur vendi pas nisjes së protestës së opozitës më 18 shkurt dhe këmbënguljes së qeverisë për të shkuar në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit edhe pa opozitën. (J.V/Shuplaka)