Një djalë shqiptar 31 vjeçar është gjetur i vrarë pranë një resorti në Beacon Hill të ShBA-ve, ndërsa e dashura e tij është gjetur e plagosur rëndë në dhomën e hotelit, por që ka ndërruar jetë më vonë gjatë transportit për në spital.
Të dy viktimat kanë pasur plagë të shumta në pjesën e qafës, raporton The Daily Herald.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës. E dashura e djalit shqiptar, ishte një 27-vjeçare latine.
Ende nuk dihen motivet e krimit makabër, por paraprakisht dyshohet se viktimat kanë qëlluar njëri-tjetrin me sende të mprehta pas një zënke të ashpër midis tyre.
Identiteti i tyre nuk është dhënë ende nga policia. Pronari i resortit tha se ishte i pikëlluar për atë që kishte ndodhur në pronën e tij.
“Kjo është një ditë e trishtuar. Kanë humbur jetën dy të rinj”, tha ai, cituar nga The Daily Herald, ndërsa vlerësoi punën e bërë nga policia.
Viktimat janë gjetur nga punonjësit e resortit. (M.D/ Shuplaka)