Deputetja e LIBRA-s, Mimoza Hafizi dha sot në parlament propozimin për zgjidhjen e krizës që ka mbërthyer vendin, por ajo ka theksuar se ngërci zgjidhet vetëm duke u marrë parasysh paketa e propozimeve të LIBRA-s për ndryshimin e kodit zgjedhor dhe ulja e partive në një tryezë dialogu.
STATUSI I PLOTË I HAFIZIT:
Nisur nga seanca e sotme plenare, ku u parashtruan disa propozime për zgjidhjen e krizës politike, LIBRA bën thirrje për një tryezë të partive parlamentare, e cila të shqyrtojë e të vendosë për daljen e vendit nga kjo situatë shumë e rrezikshme për demokracinë e të ardhmen.
Ne kemi një paketë propozimesh, ashtu siç edhe kemi paraqitur në parlament një projektligj me ndryshime në kodin zgjedhor, të cilat çojnë në përmirësimin e standardeve të zgjedhjeve të ardhshme. Ne shpresojmë se ndryshimet e kodit zgjedhor do të votohen me konsensus sa më të gjerë, për t’i dhënë qytetarëve mundësinë që vota e tyre të respektohet e të numërohet drejt.
(J.V/Shuplaka)