04:11 | 28/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

‘’Doni të rrëzoni Ramën dhe të bëheni kryeministër?’’, përgjigjet Meta

21:58 | 06/04/2017
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
0
‘’Doni të rrëzoni Ramën dhe të bëheni kryeministër?’’, përgjigjet Meta

Kreu i LSI dhe Kuvendit Ilir Meta ka mohuar se retorika e fundit e LSI ka si synim që të largojë Ramën nga kreu i qeverisë.

“E rëndësishme është të garantohen zgjedhjet dhe së dyti edhe nga maxhoranca duhet të ketë lëshime, nuk është çështja e karrigeve dhe posteve. Nuk e kemi bërë absolutisht për kërcënim, por për të dhënë mesazhin e një zgjidhje por së dyti edhe nëse duhen postet tona, padyshim kjo është më e rëndësishme, se çfarë vlere kanë këto poste për 2 apo 3 muaj nëse nuk garantohet legjitimiteti i zgjedhjeve dhe njëkohësisht i atij pushteti që i ka të gjitha për t’u legjitimuar”,- u shpreh Meta. 

“LSI ka dashur të japë këtë mesazh në këtë situatë kërkohet që të gjithë të lëshojnë diçka, edhe opozita të lëshojë, nuk duhet ta personalizojnë jo të ikë Rama, jo të ikë ky, e rëndësishme është të garantohen zgjedhjet dhe së dyti edhe nga maxhoranca duhet të ketë lëshime, nuk është çështja e karrigeve dhe posteve. Nuk e kemi bërë absolutisht për kërcënim, por për të dhënë mesazhin e një zgjidhje por së dyti edhe nëse duhen postet tona, padyshim kjo është më e rëndëishme se çfarë vlere kanë këto poste për 2 apo 3 muaj nëse nuk garantohet legjitimiteti i zgjedhjeve dhe njëkohësisht i atij pushteti që i ka të gjitha për t’u legjitimuar. Për të gjithë ata që mund të kenë paragjykime të tilla se ky akt mund të jetë rezultat i një komploti për të provokuarZ.Rama, që më duken qesharake, mund tu them se kam qenë kryeminitër në një moshë shumë të re dhe kam dhënë dorëheqje për të ndihmuar, që kishte të bënte me një dëshirë të Z.Nano për tu bërë patjetër president i vendit, një kërkesë legjitime të një kryetari me përvojë dhe partisë më të madhe, unë kam dhënë dorëheqjen për të mos pranuar dëshirën e tij por edhe për të dhënë një zgjidhje. Kam dhënë dorëheqjen se maxhoranca mori 87 mandate dhe nja 8-7 mandate përmes Dushkut që ishte një lloj faulli, megjithëse nga ana ligjore nuk ishte i parregullt por nga ana morale i kish hequr opozitës disa mandate. Unë nuk kam pranuar asnjë marrëveshje në gusht 2002 që të mbështesja Nanon për president për të mos krijuar një tension dhe të klimës dhe kam sugjeruar një zgjidhje tjetër që Nano të bëhej kryeministër dhe unë Zv.kryeministër por pres ta zgjidhnim me konsensus. Jam i bindur në këtë gjë që politikani duhet të shohë interesin e vendit.

Këtu nuk është çështje kokëfortësie, por përgjegjshmërie se zgjedhjet nuk janë tonat por të elektoratit shqiptar. Krenaria jonë e momentit nuk është kurrë më e rëndësishme se qetësia e shqiptarëve”,- u shpreh Meta. (M.D/ Shuplaka)

 

Etiketa: ilir meta
Pas

Deklarata e fortë e Bashës: Nuk ka zgjedhje në Kavajë!

Para

Stine nuk ndalet: “Jetën e kom party” (FOTO)

Para
Stine nuk ndalet: “Jetën e kom party” (FOTO)

Stine nuk ndalet: "Jetën e kom party" (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Izraeli merr dërgesën e 800-të të ndihmës ushtarake amerikane në 600 ditë lufteIzraeli merr dërgesën e 800-të të ndihmës ushtarake amerikane në 600 ditë lufte

E rëndë në Meksikë/ Gjenden 17 trupa brenda një shtëpie në shtetin më të dhu*shëm të vendit, Guanajuato

Trump i jep goditjen e fundit Harvardit, anulon kontrata federale me vlerë 100 mln dollarë

Marrëveshja me Italinë, anija ushtarake ‘Spica’ niset drejt Shqipërisë me 30 emigrantë

Administrata Trump do të monitorojë rrjetet sociale të studentëve të huaj që kërkojnë viza

Ishte mbështetës i tij, Trump fal ish-sherifin e dënuar për ryshfet

Deputetët francezë mbështesin ligjin që lejon eutanazinë

PD ankimon Shkodrën në KAS: Të shpallen të pavlefshme dhe të përsëriten zgjedhjet në qarkun e Shkodrës

Ka ardhur droga e re, ‘Yellow Zushi’! U zbulua në valixhen e një 39-vjeçari. Po e transportonte në Shqipëri

EMRI+FOTO/ E rëndë në Itali – 39-vjeçari shqiptar aksidentohet për vdekje teksa ishte nisur për në punë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.