19:43 | 19/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Lajm i mirë për Kombëtaren, Starkoshës do t’i besohet porta e Lacios deri në fund të sezonit

09:35 | 07/04/2017
në Sport, Te Gjitha
0
Lajm i mirë për Kombëtaren, Starkoshës do t’i besohet porta e Lacios deri në fund të sezonit

Portieri i Kombëtares Shqiptare Tomas Strakosha duket se ka një mundësi të mirë këtë vit për të luajtur në kohë të plotë te skuadra e tij e Lacios. Pas dëmtimit të Marketit atij ju besua porta e lacialëve dhe sipas parashikimeve do të zgjasë deri në fund të sezonit.

Federiko Marketit i është përsëritur dëmtimi në gju. Sipas mediave italiane, portieri i parë i Lacios vazhdon të ndjejë shqetësime dhe aktualisht, stafi mjekësor po e këshillon që ai t’i nënshtrohet operacionit.

Përsëritja e vazhdueshme e dëmtimit në gjurin e djathtë e ka kthyer problemin e 34-vjeçarit në kronik dhe rrezikon që të dëmtojë ndjeshëm karrierën e tij në vazhdim. Ndaj ndërhyrja kirurgjikale mund ta ndihmojë për të zgjidhur këtë problem dhe për të qenë në 100% në fillimin e sezonit të ardhshëm.

Ndërsa Marketi po mendohet për të ardhmen, Strakosha duket se ka të sigurt të paktën edhe për 2-3 javë të tjera vendin e titullarit në portën e Lacios. Megjithatë, përtej Adriatikut parashikojnë që në fund, Marketi të vendosë t’i nënshtrohet kësaj ndërhyrjeje dhe që Strakoshës t’i besohet porta e Lacios deri në mbyllje të sezonit, në Serinë A si dhe finalen e Kupës së Italisë.

Ky është një lajm i mirë edhe për Kombëtaren shqiptare të futbollit, e cila luan në qershor një sfidë shumë të rëndësishme për objektivat e saj, ndaj Izraelit. Strakosha është tani zëvendësi i parë i Berishës dhe pritet të luajë nga minuat e parë në atë sfidë, ndaj aktivizimi i rregullt me Lacion do ta sillte drejt kësaj sfide në formën më optimale. (E.K/SHUPLAKA)

 

Etiketa: lajm i mireportierisporttomas strakosha
Pas

Manjani këshillon: Sharja juaj një hiç me xhufkë, kursejini e bëhuni të mençur

Para

Pa leje drejtimi, dy të arrestuar në pak orë në Vlorë

Para
Donte të korruptonte policing me 500 lekë, arrestohet 22-vjeçari në Korçë

Pa leje drejtimi, dy të arrestuar në pak orë në Vlorë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rama: Mandati i katërt nis me një skuadër të re dhe të jashtëzakonshme

PS feston 34 vite, Klosi: Ky mandat shënon afrimin me Evropën

34 vjetori i themelimit te Partis Socialiste

“Ilaçi më i mirë është paqja”, OBSH dënon sulmet ndaj institucioneve shëndetësore

Irani rrit tensionet: Ndërhyrja e një pale të tretë s’do tolerohet, reagimi do të jetë i menjëhershëm

Turki Al-Jasser, gazetari që parashikoi vdekjen e vet, ekzekutohet nga regjimi saudit

Ministri i Mbrojtjes së Izraelit pas sulmit: Khamenei nuk mund të lejohet të jetojë më

Kapet me 8 kg heroinë dhe 250 mijë paund: Gjykata britanike lejon qëndrimin e trafikantit shqiptar

Qeveria e Kosovës planifikon ndërtimin e dy urave të reja pranë urës kryesore në Mitrovicë

Akuzohen si agjentë të Izraelit, Irani arreston 24 persona dhe kërcënon Hormuzin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.