Dy persona në Vlorë janë vënë në prangat e Policisë së Vlorës nën akuzën e “drejtimit të mjetit në mënyrë të parregullt”. Ata janë kapur në flagrancë duke drejtuar mjetet pa leje drejtimi.
Janë arrestuar shtetasit: – Amarildo Gockaj, 27 vjeç dhe P.E., 23 vjeç, të dy banues në Vlorë.
Detaje të Policisë së Vlorës:
Policia ka arrestuar në flagrancë dy shtetasit e mëposhtëm:
1- Amarildo Gockaj, 27 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Policia ka bërë arrestimin e tij në lagjen “Rilindja” pasi ky shtetas duke qarkulluar me mjetin tip Benz, pa leje drejtimi përkatës, është përplasur me mjetin tip Volksëagen, me drejtues shtetasin P.E., 23 vjeç, banues në Vlorë, ku për pasojë ka mbetur i dëmtuar ky i fundit dhe ndodhet në Spitalin e Vlorës, në gjendje shëndetësore jashtë rrezikut për jetën.
2- Olgert Muço, 29 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”. Policia ka bërë arrestimin e tij pasi ky shtetas është kapur në flagrancë në rrugën “Transballkanike” duke drejtuar mjetin tip Ford, pa leje drejtimi përkatës.
(XH.A/SHUPLAKA)