Nisja e ofensivës ushtarake me raketa nga ana e SHBA-ve në Siri ka gjetur reagime të menjëhershme në të gjithë botën.
Rusia e ka konsideruar të papranueshme ndërhyrjen ndërsa Britania, franca dhe Australia janë rreshtuar menjëherë në mbrojtje të vendimit të SHBA-ve.
Ministri i jashtëm francez, Jean-Marc Ayrault tha se, ky është paralajmërim ndaj një “regjimi kriminel”. Edhe Turqia e përshëndeti sulmin amerikan.
Zëvendëskryeministri turk, Numan Kurtulus tha për televizionin Fox, se bashkësia ndërkombëtare duhet t’i mbetet besnike qëndrimit të ashpër kundër “barbarizmit” të Asadit.
Edhe Gjermania është rreshtuar në grupin e shteteve që e mbështesin sulmet me raketa. Zyrtarët gjermanë shprehen se Këshilli i Sigurimit dështoi të merrte një vendim të përbashkët për ndërhyrjen.
Nga ana e saj qeveria britanike e përshëndeti sulmin si përgjigje ndaj “sulmit barbar me armë kimike”, tha zëdhënësi i kryeministres, Theresa May. Edhe Arabia Saudite e mbështeti sulmin amerikan, ndërsa Irani e dënoi atë. (E.K/SHUPLAKA)