Policia e Durrësit ka vënë në pranga autorin e dyshuar të të paktën tetë vjedhje automjetesh të dokumentuara. Numri mund të jetë edhe më i lartë duke ditur se mund të ketë edhe vjedhje të cilat nuk deklarohen në organet e hetimit.
Sipas policisë, në sajë të operacionit të koduar “Çelësi” është arrestuar N.D., i cili vidhte kryesisht mjete të markës “Mercedes Benz”, të cilët kanë qënë të parkuar nga pronarët e tyre.
Hetimet vijojnë për identifikimin dhe kapjen e të tjerë personave të implikuar. Ndaj N. D., rëndon akuza e vjedhjes së kryer në bashkëpunim.
VJEDHJET E DOKUMENTUARA
1. Më datë 09.10.2016, në lagjen Nr.17, Durrës dyshohet se ka vjedhur automjetin tip “Benz” në pronësi të shtetasit R.K., 43 vjeç , të cilin e kishte parkuar. Në automjet kishte edhe një telefon celular “iPhone” dhe 90 000 lekë.
- Më datë 18.10.2016, në lagjen Nr. 14, Shkozet, Durrës dyshohet se ka vjedhur automjetin tip “Benz” në pronësi të shtetasit L.K., 57 vjeç, të cilin e kishte parkuar.
- Më datë 13.12.2016, në lagjen Nr. 18, Durrës dyshohet se ka vjedhur automjetin tip “Benz” në pronësi të shtetasit E.L., 39 vjeç, të cilin e kishte parkuar.
- Më datë 07.01.2017, në lagjen Nr. 16, Durrës dyshohet se ka vjedhur automjetin tip Benz në pronësi të shtetasit Ç.D., 53 vjeç, të cilin e kishte parkuar.
- Më datë 28.02.2017, në lagjen Nr.14, Shkozet, Durrës dyshohet se ka vjedhur automjetin tip “Benz”, në pronësi të shtetasit E.T., 23 vjeç, të cilin e kishte parkuar.
- Më datë 14.03.2017, në lagjen Nr.17, Durrës dyshohet se ka vjedhur automjetin tip “Benz”, në pronësi të shtetasit I.D., 32 vjeç , të cilin e kishte parkuar.
- Më datë 28.03.2017, në lagjen Nr.17.1 Durrës dyshohet se ka vjedhur automjetin tip “Benz”, në pronësi të shtetasit G.N., 54 vjeç, të cilin e kishte parkuar.
- Më datë 29.03.2017, në lagjen Nr.17, Durrës, Durrës dyshohet se ka vjedhur automjetin tip “Volswagen cady”, në pronësi të shtetasit A.B., të cilin e kishte parkuar. (E.K/SHUPLAKA)