Një 34-vjeçare e ka refuzuar propozimin për martesë i ardhur nga fqinji i saj por kjo i ka kushtuar shumë asaj. 34-vjeçarja është plagosur nga fqinji i saj dhe ngjarja u shënua mbrëmjen e së enjtes në lagjen Nr.17 të qytetit.
Sipas policisë 34-vjeçarja Stefania.V. është qëlluar 3 herë me thikë nga 33-vjeçari Marjo Spahiu, i cili ishte fiksuar pas nënës së divorcuar.
E plagosura është dërguar në gjendje të rëndë në spitalin rajonal të Durrësit, ku tashmë konfirmohet se është jashtë rrezikut për jetën.
Nëna e 34-vjecares bën me dije se 33-vjeçari ka qenë shok shkolle me vajzën e saj dhe kërkonte të martohej, por nuk ka mundur të pranojë refuzimin, shkruan një portal online.
Stefania është plagosur nga fqinji i saj mbrëme kur sapo ka dalë nga supermarketi, Spahiu e ka qëlluar tre herë më thikë në pjesën e kraharorit. Policia është në kërkim të autorit të ngjarjes. (J.V/Shuplaka)