Sirianët kanë reaguar në mënyra të ndryshme ndaj vendimit të Presidentit të SHBA-ve për të ndërhyrë në Siri pas sulmit kimik që shkaktoi dhjetëra viktima.
Një punëtor sirian u shpreh se “Assadi bëri një lëvizje të gabuar këtë herë. Përgjigja e SHBA-ve ishte një shuplakë që mund të ndryshojë gjërat në Siri”.
Ndërsa një tjetër sirian, Qusai Zakaria, i cili mbeti i lënduar në sulmin kimik, u shpreh për “The Telegraph” se “do ta quajë Donald djalin e tij”.
“Do ta quaj Donald djalin tim, nëse do të kem një të tillë. Ky burrë është hero. Ai ka b*le”.
Më tej, ai u shpreh se “kjo do u japë njerëzve shpresë. E gjitha ka të bëjë me shpresën. Kjo është një epokë e re, që tregon se Amerika do bëjë diçka.”
(XH.A/SHUPLAKA)