Kryeministri Rama pas ndarjes së lejeve të legalizimit në Fier ka shkuar për drekë në një fshat të Fierit. Gjatë kësaj vizite Rama shoqërohet nga ministrja e e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni dhe kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi të cilët po drekojnë sëbashku me familjen e Shahin Bashës.
“ERTV Live– Në familjen e Shahin Bashës në Hoxharë, ku shkatërrimi nga përmbytja i ka lënë vendin normalitetit falë solidaritetit, nga momenti i parë deri në dëmshpërblimin e plotë nga qeveria
Bashkë për Shqipërinë që duam”, shkruante kryeministri Rama para kësaj vizite.
Ajo që është disi jo e zakonshme është që të shohim një ‘Live’ nga një drekë e kryeministrit. Po duke qenë se ‘ERTV’ po konkurron mediat kamera personale e kryeministrit mund të futet edhe në banesat e njerëzve. (E.K/SHUPLAKA)